Ju sfidoj me librat e muajit QERSHOR!

Përshëndetje libradashës!

Këto ditë më ka kaluar nëpër mend krijimi i një postimi mujor për librat që planifikoj të lexoj gjatë atij muaji. Vetë e kam aplikuar disa here dhe më ka rezultuar shumë efektive,shpesh edhe nuk ia kam dal, por megjithatë gjithmonë kam provuar. Me lejoni t’ua shpjegoj si ide…

Në fillim të çdo muaji vendos një numër të caktuar librash që dua të lexoj, përzgjedh titujt nga bibloteka ime mbi të cilët për momentin kam më shumë kuriozitet dhe  përcaktoj një numër librash që e di se mund ti lexoj gjatë muajit. Njëkohësisht parashikoj sa i ngarkuar do jetë ky muaj, nëse është një periudhë e zënë nuk guxoj të shtoj një titull më shumë, nëse jo, shtoj një apo dy tituj. Nga eksperienca ime ka rezultuar shumë e këndshme si sfide, më pëlqen ajo ndjesia e të mbaruarit një libër e të kaluarit tek tjetri duke e ditur se po e realizoj qëllimin tim. Në disa muaj më ka rezultuar të lexoj më shumë seç kam planifikuar pasi kurioziteti për librat që më presin në radhë vazhdon e rritet e dua të perpijë më shumë faqe cdo ditë. 😀  Kjo ka edhe pasojat e saja si netë të gjata pa gjumë, zgjime jo të lumtura nga mungesa e gjumit, dembelizma gjatë ditës për shkak se ke kaluar një maratonë leximi prej orësh të tëra natën ndërkohë që të tjerët flinin e çplodheshin për të nisur ditën me energji,megjithatë ia vlen mundi.

f5786ea1483c9b3dc780837d0c5a7b2a.jpg

Si thoni pranoni ta bëni këtë sfidë? Më shkruani nëse e aplikoni tashmë…

Nuk po zgjatem më dhe po ju tregoj titujt që unë planifikoj të lexoj gjatë muajit qershor. Zakonisht 5 është numëri i librave që lexoj lehtësisht cdo muaj, duke qënë se qeshori për mua do jetë shumë i ngarkuar me angazhime në punë ,planifikoj të vendos vetëm 5 libra.

Tashmë i kam nisur së lexuari që në fillim të qeshorit, duke qënë se është data 8, por po ju tregoj më shumë mbi titujt…

Processed with VSCO with hb1 preset

1.Haruki Murakami- What I talk about When I talk about running; 

Sapo e kam mbaruar këtë libër së lexuari dhe e pëlqeva pamasë, më shumë mbi ndjesitë e mia mbi të  i gjeni në këtë postim Haruki Murakami, What I Talk About When I Talk About Running.      

IMG_20170521_164431_359

2. Pyesni pluhurin nga John Fante;

Një libër i sygjeruar nga një mik virtual,nga ata njerëz që lexon cilësisht dhe mund ti besohet çdo sygjerim. 🙂 John Fante  është shkrimtari i preferuar i Bukowskit, ai e cilëson si ndikuesin më të madh në librat e tij Fanten, duke i dedikuar edhe një hyrje këtij libri.  Bukowski e pëlqente kaq shume Fanten saqë kur u bë i suksesshëm kërkoi nga botuesit e tij të ribotonin librat e  Fante nese do donin që të merrnin në dorë librin e radhës nga ai. 🙂   Libri flet për Arturo Bandinin, një shkrimtar i ri që rraskapitet nëpër rrugët e të bërit të njohura shkrimet e tij, njeh urinë dhe mjerimin shumë mirë. Dashurohet marrëzisht pas Camilës,një kamariere meksikane me një karakter jo të qëndrueshëm. Gjithcka shkon vaj, libri i parë i Banadinit publikohet dhe në momentin më të shumpritur,Kamila zhduket. Nuk po ju zbuloj më shume, le ta lexojmë vazhdimin… Po më pëlqen kaq shumë udhëtimi i Bandinit në jetë saqë me siguri do t’ju shkruaj më gjatë pasi ta kem mbaruar.

 

3. Skin and other stories nga Roald Dahl;

11  histori të shkurtra, intriguese dhe paralizuese, për të na magjepsur e befasur nga tregimtari më i mirë në botë. Mos harroni se libri Matilda është shkruar prej Roald Dahl. 😉 E kush nuk e ka adhuruar Matildën në fëmijëri. 🙂

Shënim: Libri është më i bukur sesa filmi,gjithmon. 😉

Processed with VSCO with hb1 preset

4. Mbiemri i ri nga Elena Ferrante;

Libri i dytë i sagës napolitane ,ku libri i parë ishte Mikesha Gjeniale. Botime Pegi sapo e ka botuar dhe unë mendoj se kjo sagë me këto dy libra të botuar në shqip janë librat e duhur që duhet të merrni me vete gjatë pushimeve. Vera kërkon libra të lehtë dhe që nuk duan shumë përqëndrim pasi është kurdohere e zhurmshme 😉 ,si për shembull, muzika e barit ngjitur me shezllonin tënd ne plazh, apo ata djemt që luajnë top në breg 😛 ,fëmijët që luajnë e thërrasin mamatë  për të ngrënë dicka etj etj.

Lexoni në plazh por jo vetëm, mbani të sigurt librin nga pijet e verës apo rëra e detit dhe mos harroni,mbani librin mbarë, lexojmë për veten jo sa për foto në instagram. 😉

Processed with VSCO with c1 preset

5. Me syrin e një kllouni -Henrich Boll;

Një libër që flet për të përditshmen në një dashuri nga një shkrimtar gjerman, ushtar prej 6 vitesh në luftën e dytë botërore dhe një Nobelist i vlerësuar. Ky libër premton të jetë i paharruar. Përkthimi nga i ndjeri Ardian Klosi me siguron akoma më shumë për shijimin e tij. Mezi po pres ta kem në duar. 🙂

3899011a06fe79d11dd8ae713a832be1Këta janë 5 librat e mi për këtë muaj, duhet ti lexoj të gjithë, s’ka kohë për të humbur. Ka kaq shumë libra e kaq pak kohë. 😦

Lexohemi në shkrime të tjera për librat, por jo vetem.Më shkruani për librat që ju keni vendosur për këtë muaj,i pres me ëndje zgjedhjet tuaja.

 

Përqafime,

Bookish Lady.

xoxo

Advertisements

2 thoughts on “Ju sfidoj me librat e muajit QERSHOR!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s