Haruki Murakami, What I Talk About When I Talk About Running

Vrapi, Murakami dhe unë do jemi kryefjala e këtij postimi, kështu që mirë se erdhët. 🙂

Processed with VSCO with hb1 preset

Uroj të keni qënë nën shoqërinë e librave të  bukur këto kohë që nuk jemi lexuar së bashku. 🙂 Në këtë postim dua t’ju flas për librin “What I talk about when I talk about running” nga shkrimtari japonez Haruki Murakami.  Pse ky liber mbi Murakamin pyesni veten …Le të themi se goditi në shenjë tek unë, duke më bërë ta bleja sapo e pash në raftin e libraris Adrion. Nese po mendoni se ku qëndroj unë midis këtij libri e Murakamit, ju rrëfej se edhe unë e dashuroj vrapin.E kam zbuluar atëherë kur  më duhej më së shumti. Duhet të bëja një dryshim në jetë, ndieja nevojën e këtij ndryshimi, vendosa të shijoj natyrën dhe zbulova vrapin. Vrapi tashmë është  pjesë e përhershme e përditshmëris  sime, me dembelizma dhe sfida, por gjithmon strehë relaksi. Marr frymë nëse vrapoj! Edhe pse e dashuroj të vrapuarin, lirin që më fal ,kurrë nuk kisha menduar mbi arsyen. ‘Pse e dua unë vrapin?’,pyes veten…Motivet e mia  të plota nuk i kam zbuluar por të Murakamit i zbulova në këtë libër.

2017-05-26-12-16-18-1.jpg

Kur isha në librari dhe teksa zbulova këtë libër , nuk mendova gjatë mbi arsyet e mia por po fantazoja e mezi po prisja të zbuloja arsyet e Murakamit. Ruga prej 30 minuta për në shtëpi  ishte e mbushur me  mendime dhe kuriozitet mbi librin. Mu duk blerja më e mirë e këtyre ditëve, kisha kohe pa u emocionuar kaq shumë mbi blerjen e një libri edhe pse e shijoj cdo blerje që bëj. 😉

Murakami në këtë libër flet për eksperiencën e tij mbi vrapin, pse e dashuron kaq shumë, sa jetësor e cilëson, sfidat e tij në këtë sport,  si e kanë ndihmuar në të shkruar, pse duhet të përqafojmë sportet etj. Ai nuk e mendon jetën e tij pa vrapin dhe të mahnit kur zbulon se një njëri që ti e mendoje të adhuronte vec të shkruarin,  librat e të lexuarin, ndan të njejtin pasion edhe për vrapin, një aktivitet fizik në dukje aspak i lidhur më të mëparshmet. Murakami shprehet se nuk do të ishte një shkrimtar i zoti nëse nuk do të ishte njëkohësisht një vrapues.

img-20170527-wa0023.jpg

Çfarë mendon një njëri ndërsa vrapon,pyesni veten ju… Të gjithë vrapuesit mendojnë ndryshe, unë mendoj mbi sfidat e ditës,shpesh shfryj inatet e ditëve të këqija, por një shkrimtar çfarë mendon vallë. Mbi librin e radhës? Mbi shkrimet e ditës? Apo,apo…

Ndërsa ne vrasim mendjen,Murakami shprehet kështu:

“I’m often asked what I think about as I run. Usually the people who ask this have never run long distances themselves. I always ponder the question. What exactly do I think about when I’m running? I don’t have a clue.”

502233a361ae150341e55bda80ddcc19.jpg
Haruki  Murakami. Athine, Greqi.

Një përgjigje e sinqertë dhe e goditur. Gjatë librit shkrimtari tregon se jo çdo sekond e jetës së tij shpenzohet duke menduar  mbi librat që shkruan apo do të shkruaj, frymëzohet prej jetës por shkrimin e librave të suksesshme ai ia atriubon punës sistematike që bën në të shkruar, ku shprehet se shkruan disa orë çdo ditë dhe vrapin e përdor si një mënyrë çplodhje ,shkëputje prej botës virtuale që librat shpesh i dhurojnë,por edhe  rivendosje në relalitet duke ia poziciouar pak më mirë këmbët në tokë. Për të, të qënit një shkrimtar i zoti kërkon dy cilësi,talent edhe fokusim. Duhet një balancim i këtyre dy cilësive që të mund të shkruash libra në mënyrë profesionale dhe për një kohë të gjatë,ndryshe do ishte njësoj si të vazhdosh të marrësh frymë ndërsa mban frymën,e pamundur.

Të lexosh mbi pasionin e një shkrimtari për vrapin nuk mund të mos lexosh për ndikimin e tij në të shkruar. Ndikimin e vrapit mbi librat për Murakamin unë e ndjeva në këtë fjali: ‘Jam i lumtur që nuk kam ndaluar kurrë së vrapuari, më pëlqejnë shumë librat që kam shkruar gjatë kësaj kohe”

b53c0c639476924be44a6ccfd5321987
Murakami,pjesmarres maratone.

Një eksperiencë ndryshe ishte edhe leximi i librit në anglisht, prej Murakamit kam lexuar vetëm në shqip dhe  ndjeva se e shijova më shumë këtë libër. Nuk dua të mendoj se përkthimi në shqip nuk është cilësor pasi nuk e kam vënë re ndërsa kam lexuar “E dashura ime Sputnik” dhe “Pylli Norvegjez” . Nëse do vlente ajo thënia që na pohon se librat  shijohen më së miri kur i lexon në gjuhën e shkruar nga shkrimtari,do duhet ta lexonim Murakamin në japonisht. :/ 

0785c4e3c45f1f79d7250a50ef2a0057

Arrita t’ua ngacmoja ndopak kuriozitetin për këtë libër? Doni të dini më shumë rreth sfidave të të vrapuarit, ndikimi i këtij sporti në ndërtimin e një njeriu më të mirë e të shëndetshëm, atëhere vraponi edhe lexojeni.  Tashmë e dini se ku e bleva, kushton 1450 lek dhe fatkeqësisht nuk është përkthyer në shqip. Për të gjithë jo-lexuesit e gjuhës angleze, lexoni librat e tjerë të Murakamit, është një shkrimtar me shumë vlera e nga ata që të dhurojnë dicka në çdo fjali.

 

 

Deri në postimin tjetër, ju uroj zbulimin e librave cilësor,siç ky libër ishte për mua.

Lexohemi në postime të tjera, përqafime.

Bookish Lady xx

Advertisements

One thought on “Haruki Murakami, What I Talk About When I Talk About Running

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s