Përshëndetje dhe mirë se erdhët! 

“Ky do te jetë nje blog per libradashesit nga nje krimb librash”

Processed with VSCO with a6 preset

Le të prezantohemi! Une jam Mikena, 23 vjec dhe e dashuruar pas leximit. Arsyeja pse vendosa krijimin e bookishal.wordpress.com është për tu shprehur më lehtë e më lirshëm mbi librat që unë lexoj,planifikoj ti lexoj, librat që pëlqej apo ato që jam shumë e kënaqur që i kam zbuluar . E gjithë kjo më sjell tek qëllimi i cili është sygjerimi tek ju i këtyre librave. Ka libra që vërtet nuk duhet ti lëmë pa lexuar dhe unë këtë e kam besuar në momentin që u bëra pjesë e një komuniteti librashdashësish.

screenshot_2017-02-04-13-33-55.jpg

Disa mund ta dinë e disa jo, por marrdhënia ime më librat është publike edhe në instagram me një profil si @bookish_lady . Aty kam fituar plot miq të rinj që e duan librin dhe të lexuarin njësoj si unë. Ka pasur momente ku kam motivuar lexues për të lexuar më shumë sic edhe jam motivuar nga këta miq virtual. Disa prej tyre janë tashmë miq të mi shumë të mirë dhe për këtë jam mirënjohëse.

Processed with VSCO with hb1 preset

Asnjëherë nuk ka qënë e nuk do të jetë motivi im kryesor numri i madh i ndjekësve në instagram por motivimi dhe krijimi i një komuniteti më të madh lexuesish. Prej këtij qëllimi lindi edhe klubi i librit ” Booklovers Club” , ide kjo e një mikeshe shumë  të mirë, Enit. Një klub libri që realizon takime një herë në muaj,duke përcaktuar një libër diskutimi me miratimin e të gjithë pjesmarrësve për të rritur diversitetin e librave që ne lexojmë e për të diskutuar më shumë rreth tyre. Këto mbledhje janë aq miqësore e të ngrohta saqë janë kthyer në dicka të shumëpritur për të gjithë ne në fund të muajit. Këtu në bookishal.wordpress.com do të ketë një kënd të vecantë edhe organizimi i përmuajshëm që ne bëjme ku edhe një kopje e librit jepet dhuratë. Kështu që, ju mirpresim të argetohemi së bashku. 😉

Processed with VSCO with p5 preset

Lexohemi së shpejti bashkarisht me një përshtypje për Bukowskin, të lexuar për herë të parë në moshën 18 vjecare me librin Femrat e të përfunduar në moshën 23 vjecare. 😉 Dicka e këndshme për t’ju treguar. 😀 

Përqafime, Bookish Lady. 

xx

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s